Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Po ju e vini re ndryshimin?! Fotografi promovon punën e Rakip Sulit në Kamëz dhe s’do tu besoni syve

Kryebashkiaku i ri i Kamzës, Rakip Suli, i cili mori drejtimin e kësaj bashkie pas zgjedhjeve të 30 qershorit, ashtu siç edhe ka deklaruar ka vendosur që të kryejë ndryshime në këtë zonë.

Dhe promovimit të ‘punës’ së tij, veç deputetëve socialistë, i vijnë në ndihmë edhe personazhe të njohur në rrjetet sociale.

I tillë ka qenë publikimi i fotos së fundit nga fotografi Agim Rama, i cili ka publikuar një foto në rrjetet sociale ku tregon ndryshimin sipas tij të bashkisë Kamëz.

“Vlerat e Rakip Sulit, Kamza dje dhe sot brenda muajit, punë të cilën e tregojnë këto dy foto. Komentet janë të tepërta”- shkruan Rama.

Por siç shihet qartë nga fotot ndryshimi i vetëm tek koshat e mbeturinave është fshirja e thënies “Rama ik” dhe asnjë ndryshim tjetër. Megjithatë ne mbesim në pritje të ndryshimeve të tjera drastike nga Rakip Suli në bashkinë Kamëz.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *