Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Po ia kalon edhe Erdoganit”, Artur Çani kundërshton ligjin antishpifje: Rama nuk i duron dot portalet

Gazetari Artur Çani kundërshtoi mbrëmjen e sotme ligjin antishpifje të miratuar nga Parlamenti pak ditë më parë. Në emisionin e tij “Ajsberg”, ai bëri një analizë të ligjit që kur nisi të diskutohej për të, kundërshtitë që u hasën dhe deri tek miratimi.

Sipas gazetarit, ky ligj u fut dy herë për diskutime në Parlament, por kryeministri Edi Rama nuk e miratoi dot për shkak të ndërhyrjeve të ndërkombëtarëve.

“Rama ka pasur disa tentativa për të miratuar këtë ligj që do të na kthejë mbrapsht. Ky ligj është futur dy herë në komisione dhe në Kuvend, por dy herë u zmbraps, u tërhoq, u zbyth sepse ishin ndërkombëtarët ata që nuk e mbështetën këtë ligj. Por Rama është këmbëngulës dhe e arriti sivjet.

Nuk mori parassyh as këshillat e KiE, as të organizatave ndërkombëtare, as për shoqatat e gazetarëve shqiparë, por vazhdoi dhe e çoi ligjin në Parlament dhe e mbrojti atje sikur çfarë po bënte. E mbrojti si një çështje individuale, sikur të ishte shpëtimi i Shqipërisë. Ligji që të aprovohet do dekretin e presidentit dhe mesa u kuptua, Meta nuk ka ndërmend ta aprovojë ligjin. Derisa të dekretohet, ne mund të flasim lirshëm”, deklaroi Artur Çani.

Ai nënvizoi se në fakt Rama të gjithë këtë gjë e bëri që t’u mbyllë gojën portaleve sepse sipas tij, ai nuk i duron dot ato që shkruhen.

“Po të analizojmë ligjin, aty antishpifja është sa për të hedhur hi syve sepse këtu kanë të bëjnë ca gjëra të tjera që fsheh ky ligji. Rama mund të marrë zotime sa të dojë dhe po t’i japësh ti pa lejen e ERTV, quhet gabim. Synimi kryesor i Ramës ka qenë tu mbyllë gojën portaleve.

Ai ka një problem të madh me portalet sepse mund të shkruajnë çfarë duan. Ai nuk i duron dot dhe do që të gjithë portalet të thonë vetëm atë që do Rama. Ai në këtë pikë po ia kalon edhe Erdoganit. Do të bëhemi njësoj si në kohën e Partisë së Punës kur gjërat tregoheshin siç donte ai”, u shpreh gazetari Artur Çani.


(M. I./ Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *