AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Po i bënte shoferit të makinës si ‘i fortë’, e pëson keq këmbësori që po kalonte rrugën

Një këmbësor në Ontario është filmuar duke ecur ‘si i fortë’ përpara një makine, por e ecura nuk i shkoi dhe aq mirë deri në fund.

Në një video, disi gazmore, të shpërndarë në rrjet duket një këmbësor duke e parë në sy shoferin e makinës që kishte ndaluar përpara tij.

Por, ndërsa shihte shoferin, burri në video harroi të shohë rrugën përpara dhe përfundoi duke u përplasur me një shtyllë në trotuar.

Për fatin e keq të tij, gjithçka u filmua nga kamera që ishte vendosur në makinën e shoferit që po priste që ai të kalonte rrugën.

Gjithsesi, të paktën këmbësori që u përplas me shtyllën nuk ishe duke parë celularin ndërkohë që ecte pasi kjo praktikë pritet të bëhet e paligjshme në Nju Jork.

A mendoni se jemi në gjendje të mbrohemi apo të menaxhojmë një 'krizë" të shpërthimit të Koronavirusit në vend?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *