Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e së premtes në Kamëz.
Raportohet se një automjet ka marrë përpara një grua e cila thuhet se ka qenë duke ecur në vijat e bardha.
Sipas asaj që thotë qytetari, i cili ka kontaktuar redaksinë e JOQ Albania, makina që e përplasi zonjën po ecte me mbi 100 km në orë.
Ndërkohë, nga fotot e dërguara në redaksinë tonë, mund të shihet qytetarja e cila ndodhet në tokë, pa ndjenja, e mbuluar në gjak.
Thuhet se gruaja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Mesazhi i dërguar pranë redaksisë:
“Aksident ne Kamez, ne vijat e bardha mbi 100 km ne orë, nje mjet tip gri perplas kembesoren .. shpresojm te shpetojë, por sipas ngjarjes eshtë shum e veshtire .. Ju lutem kujdesuni mos merrni jetë njerëzish ..u traumatizuam komplet.Nuk ka vdekur, por ne gjendje te rende.”