Një ngjarje e rëndë ka ndoshur sot në Durrës, pasi treni i linjës Durrës –Vorë ka shtypur një kalimtar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10, në Sallmone të Durrësit, ku treni ka shtypur një 52-vjeçar. Fatkeqësisht, 52-vjeçari me inicialet F.H ka humbur jetën.
Mësohet se ai po ecte mbi shina në momentin kur u përplas nga treni. Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen e rëndë.
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.09.2017, rreth orës 15:10, në Sallmone, në linjën hekurudhore Durrës –Vorë, tek nënkalimi hekurudhor treni ka përplasur shtetasin F.H. 52 vjeç, banues në Sukth.
Fatkeqësisht shtetasi i mësipërm ka ndërruar jetë. Mashinisti ndodhet në vendngjarje dhe do të shoqërohet në ambientet e Komisariatit të Policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor ndodhen në vendngjarje.
(D.D/Shuplaka)