Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Po e përdorim politikisht”, Lleshaj për Alvin: Rast që duhet të tregojë se terrorizmi nuk duhet të ketë vend në shoqëri

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj në një konferencë e përbashkët për mediat e autoriteteve italiane dhe shqiptare ka folur për rastin e Alvin Berishës, pak orë pas kthimit në Itali. Lleshaj u shpreh se operacioni i shpëtimit të Alvinit ishte i ndërlikuar.  Ministri theksoi se operacioni u ndoq nga Rama dhe Conte.

Më tej, ministri tha se rasti po përdoret politikisht për të dhënë mesazhe të rëndësishme.

“Po e përdorim politikisht për të dhënë disa mesazhe të rëndësishme që duhet të vlejnë si eksperiencë pas këtij operacioni.”

Ministri tha se Alvin Berisha është një nga ato rastet që duhet të në tregojë se terrorizmi, ekstremizmi nuk duhet të ketë vend në shoqëritët tona.

Gjithçka erdhi pas takimit të dy kryeministrave Conte e Rama në Romë. Operacioni u ndoq nga ata të dy drejtpërdrejt. Aspekti diplomatik përfshiu dy ambasadat në Romë dhe ambasadën italiane në Bejrut. Ka pasur një aspekt të rëndësishëm policor ku janë angazhuar policitë e dy vendeve dhe së fundmi por jo nga rëndësia ka qenë aspekti humanitar ku janë angazhuar Kryqi i Kuq ndërkombëtar dhe Gjysmëhëna e Kuqe. Nuk dua të hyj në detaje të operacionit por kam ardhur për të shprehur mirënjohjen e qeverisë shqiptarë për të gjithë aktorët e përfshirë. Së pari, për autoritetet policore të Italisë e Shqipërisë, për presidentin e Kryqit të Kuq italian e Ndërkombëtar dhe presidentit të Gjysmëhënës së kuqe siriane. Ishin autoritetet libaneze që mbështetën me gjithë kapacitetet e tyre operacionin në terren. Rasti ka marrë një vëmendje të madhe dhe natyrisht lind pyetja nëse po përdoret politikisht? Dhe unë them po. Po e përdorim politikisht për të dhënë disa mesazhe të rëndësishme që duhet të vlejnë si eksperiencë pas këtij operacioni. Alvin Berisha është një nga ato rastet që duhet të na tregojë se terrorizmi, ekstremizmi nuk duhet të ketë vend në shoqëritë tona”, deklaroi Lleshaj.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *