Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

“Po e pashë Liljanën në rrugë do e vras”, ngjarja makabër në Elbasan mund të ishte parandaluar, çfarë kishte deklaruar më parë viktima në polici

Vrasja e gruas nga bashkëshorti ish efektiv policie në Elbasan një ditë më parë ka qenë një krim i paralajmëruar. Që prej vitit 2020 viktima Liljana Buzo kishte denoncuar të shoqin Koço Buzo për dhunë e kërcënime të vazhdueshme.

Presioni verbal i ish policit kishte arritur deri aty sa kishte kërcënuar të shoqen me vrasje ndërkohë që viktima sa herë që keqtrajtohej nga i shoqi, ishte larguar nga banesa teksa fshihte edhe shenjat e dhunës që të mos i shikonin fëmijët.

Ekskluzive/ “…Vetëm e vdekur del nga kjo derë…”. Ky është një nga kërcënimet sistematike që Liljana Buzo, merrte vazhdimisht nga bashkëshorti i saj, Koço Buzo, ish-polic që ka shërbyer si roje pranë gjykatës së Elbasanit.

Autori i vrasjes së gruas dhunonte të shoqen në sy të fëmijëve dhe ishte betuar se do ta vrite.

“Ora News”, sjell ekskluzivisht rrëfimin e Liljana Buzos të dhënë në prokurori, në periudhën dhjetor 2020, kur ajo denoncoi burrin e saj për akuzën e “Dhunës në familje”.

Liljana Buzo deklaron se ka 29 vite martesë me Koço Buzon dhe tre femijë, dy djem dhe një vajzë që është e martuar.

Djemtë jetojne me ta në një banese janë K… 19 vjeç dhe Xh… 17 vjeç.

Ajo thotë se i shoqi ka qënë xheloz, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, por ajo nuk ka shkuar në polici për hatër të fëmijëve.

Liljana Buzo ka shpjeguar se nuk punon, është shtëpiake pavarësisht se ka mbaruar për infermiere. “…në lidhje me episodin e fundit në fshat në Grabovë, dua të deklaroj se Koço, sapo erdhi në shtëpi rreth orës 13:30 filloi debatin në lidhje me xhelozinë.

Më ka pyetur: “…përse je vetëm në shtëpi, ku janë djemtë…?”. Ka një xhelozi të madhe. I kam thënë që kam qënë në shtëpi dhe po gatuante por mos bërtit se dëgjojnë komshinjtë. Ai është afruar dhe më ka goditur me shpullë nga koka, jam munduar që të largohem, por më ka goditur me grusht në mjekër…”-ka treguar në dëshminë e saj Liljana Buzo.

Më tej kjo e fundit ka treguar se është rrezuar në tokë dhe sapo ka marrë veten është ngritur për të dalë tek dera.

Donte që të shkonte në polici, por e ka penguar Koçoja. E ka kapur nga flokët dhe i tha futu brenda.

“…rreth orës 16:00 kanë shkuar në shtëpi djemtë dhe unë jam munduar që ta fsheh shenjën që kisha në fytyrë për të mos bërë merak djemte. Rreth orëve të darkes të dy djemtë e kanë parë shenjën që kisha tek mjekrra dhe unë e detyrova, ti tregoj për ngjarjen që ndodhi atë ditë në orën 13:30.

Djali i madh K…, filloi të debatojë me Koçon por ai e mohonte. Për të shmangur debatin kam shkuar dhe kam fjetur tek dhoma e djemve. Kam ndenjur dhe 2-3 ditë me frikë në shtëpi, i shmangesja Koços sepse ai më thoshte që do të vras. Vetëm e vdekur del nga kjo derë…”-ka treguar Liljana Buzo.

Mbas tre ditësh ka shkuar në spital për tu mjekuar sepse kishte marrje mendsh.

Në datën 11 nëntor 2020 ka marrë një çantë me rroba dhe bashkë me djalin e madh, ka dalë nga shtëpia për të ikur tek vëllai qe ka në Tiranë.

Nuk mund te jetonte me frikën e Koços. Në datën 14 nëntor 2020 rreth orës 13:30 ka ardhur në qytetin e Elbasanit, ku e prisnin të dy djemtë dhe ka shkuar në polici për të bërë kallëzimin penal, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 7 nëntor 2020, ku ajo u dhunua nga bashkëshorti Koço Buzo. “…edhe disa ditë mbas ngjarjes Koçoja merrte në telefon mbesën time, E. B dhe i thoshte që “…po e pashë Liljanën në rrugë, do ta vras…”-ka treguar gruaja e dhunuar.

Më pas Liljana është vendosur në Tiranë, duke jetuar në shtëpinë e vëllait të saj. Në rëfimin e saj që ka dhënë në prokurori, Liljana ka treguar më tej se “…ia kam falur demtimet e shendetit që Koço më ka shkaktuar, ai është babai i fëmijëve të mi…”.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.