Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Po bënte video për Tik Tok, humb jetën 10-vjeçarja. Lidhi rripin në qafë dhe…

Në zonën e Palermos në Itali, një vajzë 10-vjeçare ka humbur jetën që të realizonte sfidën për “Tik Tok”.

Sfida konsistonte në rezistencën e personit, ndërsa prindërit e vajzës shprehen se 10-vjeçarja ishte bërë pjesë e kësaj manie në rrjetet sociale.

Loja konsistonte në lidhjen e një rripi në qafë dhe kqyrjen e rezistencës, pas këtij veprimi të rrezikshëm. Vajza kishte nisur dhe ishte në hapa të parë, ndërsa për një moment është asfiksuar dhe prindërit e kanë dërguar menjëherë në spitalin Di Cristina në Palermo.

Mjekët bënë çdo gjë për ta shpëtuar vogëlushen, por për shkak të asfeksisë së zgjatur, vajza ka ndërruar jetë në orën 10:30.

Duhet të përmendim që ky nuk është rasti i parë, pasi vlen të kujtojmë që dhe vjet në  Oklahoma City, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një vajzë 15 vjeçare, humbi jetën dukë provuar sfidën e përdorimit të drogave më të forta.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 Prillit ?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *