22:17 | 17/08/2022
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Po bënin pazare drogë në rrugë, arrestohen në flagrancë tre shtetas

09:09 | 01/11/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Kapen 102 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar, në pranga 2 persona

Policia e Fierit finalizon me sukses një tjetër operacion antidrogë.

Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Kreshpan”.

Operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, i ndjekur me metodat speciale të hetimit.

Sekuestrohen rreth 13 kg kanabis, 2 automjete, 7 aparate celulare dhe një sasi parash.

Në pranga 3 shtetas që ushtronin këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të punës për parandalimin dhe ndëshkimin e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Fier, pas një pune hetimore 10-ditore, të ndjekur me metodat speciale të hetimit, u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Kreshpan”, gjatë të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E. Y., 35 vjeç, banues në Kreshpan, Fier;

S. T., 38 vjeç, banues në Kreshpan, Fier;

E. S., 27 vjeç, banues në Tiranë;

Si rezultat i operacionit, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasit E. Y., S. T. dhe E. S. duke shkëmbyer një sasi lënde narkotike kanabis.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip Audi në pronësi të shtetasit E. S., u gjet një sasi prej 5 kg lëndë narkotike kanabis, e cila dyshohet të jetë blerë te shtetasit E. Y dhe S. T.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit E. Y. iu gjetën dhe sekuestruan 1 550 euro dhe 90 000 lekë, të cilat dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Gjithashtu, nga kontrolli i banesës së shtetasit E. Y., u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale rreth 8 kg lëndë narkotike kanabis.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim.

Etiketa: drogeKreshpan
Pas

“Nuk i dilet maxhorancës vetëm me llafe”, nxehet debati në studio, Gjokutaj avokates: Mos ja fut po*dhës kot!

Para

Mori fitoren e parë te Milani, Pioli: Mund të fitojmë dhe të vuajmë njëherësh…

Para
Mori fitoren e parë te Milani, Pioli: Mund të fitojmë dhe të vuajmë njëherësh…

Mori fitoren e parë te Milani, Pioli: Mund të fitojmë dhe të vuajmë njëherësh...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Fax News LIVE







Të Fundit

LAJM I FUNDIT/ “Tronditet” Elbasani! Të shtëna me armë zjarri pranë stadiumit, dyshohet për një të vrarë

Kishte lexuar vetëm 2 faqe nga “Vargjet Satanike”, fjalët e para të 24-vjeçarit që sulmoi shkrimtarin Salman Rushdie: Jam i habitur që mbijetoi

Porositi kanabis anglez me postë, policia ‘kap mat’ 16 vjeçarin durrsak sapo mori pakot

Adrola Dushi bën postimin e papritur: Shumë net pa gjumë, traumat më lanë të…

Grabiti argjendarinë në Lezhë dhe ia mbathi me motor, policia identifikon autorin 17-vjeçar

Kurti pas takimit me Escobar dhe Lajçak: Vendimi për targat dhe dokumentet nuk shtyhet, zbatohet nga 1 shtatori

“Shqiptarët po vidhen papushim”/ Meta ‘paralajmëron’ protesta të fuqishme: Populli do të ngrihet!

Nga lulet te kërcënimet! 27-vjeçari kthehet në ‘makthin’ e të resë nga Tirana: Bën presion pse e lashë, hapi 15 profile…

Shpërthim i fuqishëm në një xhami, nuk dihet numri i saktë i viktimave

Nesër takimi Kurti-Vuçiç, Escobar: Po shpresojmë për bisedime të mira!

© Copyright 2022, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by wearedope.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Shëndeti
  • Sport
  • ShowBiz
  • Kontakt

© Copyright 2022, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by wearedope.com.