AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

“Po bëjnë skenarin, të vrasin një nga ne”, banorët e Unazës së Re kërkojnë të prangosen

Dhjetëra banorë të Astirit po protestojnë para Drejtorisë së Policisë Tiranë për lirimin e disa të arrestuarve mëngjesin e sotëm nga Policia e Tiranës.

Mjaft të irrituar dhe me thirrjet: Polici e krimit, lironi djemtë tanë ata janë përpjekur të futen brenda ambienteve të kësaj drejtorie duke thyer dhe njërën derë.

Një prej protestuesve shprehet për Fax Neës se ky është një skenar i mirëmenduar nga Edi Rama për të destabilizuar vendin dhe për të justifikuar refuzimin e BE-së për çeljen e negociatave.

“Këta duan gjak, kanë bërë një skenar si ai i 21 janarit, të vrasin një nga ne dhe të justifikohen për destabilizimin e vendit”, thotë njëri nga banorët.

“Duan gjak, duan gjak”, janë thirrjet e banorëve të cilët ishin ‘preja’ e parë e ashpërsimit të Kodit Penal për personat që bllokojnë rrogën, ndryshime të cilat përfshijnë nga 3-5 vjet burg.

Sapo kanë mbërritur në këtë drejtori kanë tentuar të futen brenda ambienteve duke tentuar të thyejnë derën, por janë tërhequr me thirrjet: Lironi djemtë tanë, nuk na ndalni dot.

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *