AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

VIDEO/ “Po bëj ndonjë gjë për ato letrat”, Dako shfaqet krah Ramës, kamera ERTV fiket direkt

Kryeministri Edi Rama ka qenë mbrëmjen e sotme në Durrës, i shoqëruar nga Bledi Çuçi ku është njohur nga afër me situatën në terren, pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.

Ndërkohë, që pranë kryeministrit është shfaqur edhe ish-kryetari u bashkisë Durrës, Vangjush Dako, mëgjithëse pak në hijë dhe jo i fokusuar nga kamera ERTV.

Në momentin që transmetimi do të përfundonte dhe Rama po largohej, në kamera shfaqet Dako, që i thotë shefit dhe bashkëpunëtorit të tij të afërt, “Po bëj ndonjë gjë për ato letrat”, ndërsa Rama i përgjigjet shkurt: “Ok”.

Personi që filmon në televizionin e Ramës, ERTV, e ka larguar kamerën nga Dako, por pak sekonda kanë mjaftuar për të shquar kryebashkiakun që ka drejtuar Durrësin për 12 vite, i cili sot është në qendër të vëmendjes sepse ka dhënë leje të panumërta ndërtimi edhe në vende të papërshtatshme për të ndërtuar.

Megjithëse u shfaq në një fragment sekonde, kryeministri Edi Rama për të zhdukur çdo provë që ishte me Dakon, vendosi që ta fshinte nga Facebook.

Pas dorëheqjes së Valbona Sakos në krye të bashkisë Durrës u ëmrua Zhylien Varfaj, i cili ka qenë nënkryetar në kohën e Dakos, dhe njihet si njeri i afërt i tij.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Burg nga disa muaj deri në 15 vite për ata që dalin pa leje dhe shkelin karantinën, si e komentoni nismën e fundit të kryeministrit Rama?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *