Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

“Plumbi zuri në gurë dhe më gjakosi”, gjyshi i Eneda Tarifës rrëfen vitet e luftës: Kisha etje për ujë

Këtë të mërkurë në emisionin ‘Soiree’ nga Jonida Tarifa ishin të ftuar veteranët e luftës në kuadër të 75 vjetorit të Çilirimit të Shqipërisë nga pushtuesit nazi-fashistë. Ato kanë treguar detaje nga lufta dhe se si kanë arritur t’iu shpëtojnë plumbave.

Një ndër këta të ftuar, ishte Sevo Tarifa, gjyshi i Eneda Tarifës. Ai i ka dedikuar një pjesë të madhe të jetës së tij çlirimit të vendit dhe në studio ka kujtuar një rast kur një plumb ka hasur në një gur dhe më pas ajo copë e gurit ka bërë që ta gjakoste në fytyrë dhe të rrëzohej.

“Lufta qe 10 orë. Në pozicion qëndrova për rreth 3 orë në një mur që kishte edhe hardhi atje me rrush të papjekur. Unë kisha etje për ujë, por nuk preka një kokërr pasi partizanët nuk ngacmonin nga pasuria e popullit. Ashtu i etur siç isha, duke luftuar me gurë përpara, plumbi zuri në gur dhe më gjakosi mua copa e gurit në fytyrë.

Unë bërtita dhe rash përtokë. Dëgjon një partizan Xhevo Ahmetaj, i cili ishte nga fshati im dhe vjen atje më fshin gjakun me hardhinë.  Aty e pash që nuk jam vrarë dhe nuk isha plagosur”, ka treguar Sevo Tarifa.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *