Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashPolitikëTe FunditTe Gjitha

“Plazhe të lira”, procedohen 2 persona si dhe disa zyrtarë tatimesh

Policia e ka vijuar aksionin për lirimin e plazheve nga subjektet e paregjistruara e për rrjedhojë që nuk paguajnë taksa në shtet në Qerret dhe Spille duke liruar 1000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme, ndërsa ka proceduar 2 përfaqësues  subjektesh dhe ka kallëzuar zyrtarët e tatim taksave.

Zyrtarët akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”  në  Bashkinë Kavajë, të proceduar më parë gjatë operacionit “Plazh i Lirë”  të zhvilluar në Golem,  të cilët nuk kanë kryer detyrën, duke lejuar që këto biznese dhe të tjera të proceduara më parë nga policia, të ushtronin aktivitet në mënyrë të kundërligjshme.

Dy përfaqësues subjektesh, përkatësisht, shtetasit me iniciale A.B dhe E.H janë proceduar  për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”,  “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe  “Pushtimi i tokës”, pasi kishin zënë hapësirën e plazhit me shezlonge, çadra e karrige në mënyrë të paligjshme.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni ” Plazh i lirë”, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e posaçëm të masave “Për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit, evazionit fiskal në turizëm, ndërtim, hidrokarbure, mallra të akcizës dhe krimeve të tjera mjedisore.

Lirohen nga Policia e Kavajës në plazhin e Qerretit dhe në Spille rreth 1000 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme.

Policia e Kavajës sekuestron rreth 200 komplete çadra e shezlongë të vendosur në mënyrë të paligjshme.

Procedohen nga 2 përfaqësues subjektesh konkretisht A.B dhe E.H, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Pushtimi i tokës”, pasi në Qerret dhe në Spille këta shtetas kishin zënë hapsirën e plazhit me shezlonge, çadra e karrige në mënyrë të paligjshme.

Policia e Kavajës ka përcjellë dokumentat në Prokurori edhe për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, në ngarkim të zyrtarëve të tatim taksave në Bashkinë Kavajë, të proceduar më parë gjatë operacionit “Plazh i Lirë” të zhvilluar në Golem, të cilët nuk kanë kryer detyrën, duke lejuar që këto biznese dhe të tjera të proceduara më parë nga Policia, të ushtronin aktivitet në mënyrë të kundërligjshme. Operacioni është në vijim në gjithë vijën bregdetare.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *