AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Plasin polemikat në Itali, mes ndihmës nga Rusia dhe mjekë ushtarakë, dyshime për ”projekte të tjera”

Një ekip mjekësh me më shumë se 120 persona, mbi 600 ventilatorë dhe materiale të tjera mjekësore, mbërritën në Bergamo nga Moska.

“Nga Rusia me dashuri”, kështu janë quajtur këto ndihma nga Moska për Italinë e goditur rëndë nga pandemia e koronavirusit, që duket se u braktis dhe nga vetë BE në këto ditë të vështira.

Megjithatë, përveç solidaritetit rus, “Tgcom24” shkruan se kanë nisur edhe polemikat, pasi në ekipin e mjekëve nuk ishin vetëm “virologët”, por edhe disa mjekë ushtarakë, me përvojë në luftën bakteriologjike.

“Aspak ndihmë, por një nënshtrim politik të Italisë nga Rusia”, kështu e ka komentuar këtë akt Simona Viola nga “Più Europa”. “Më shumë se sa ndihma, mund të jetë një ‘kalë Troje’”, janë shprehur radikalët italianë.

“Prapa një bujarie të tillë të dukshme, mund të ketë projekte të tjera”, kanë thënë ata.

Ndërkohë, ambasadori i Rusisë në Itali është shprehur: “Ndihma jonë për Italianë vjen në një situatë të vështirë. Qëllimi i ekipit rus është të punojë bashkë me kolegët italianë. Ata do të qëndrojnë në Itali deri në një vendim të përbashkët të të dy palëve”, ka thënë Sergey Razov.

A ju duket i drejtë vendimi i qeverisë Rama për të kufizuar dhe lëvizjen e këmbësorëve si masë për të parandaluar përhapjen e COVID 19?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *