Ministri i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar Matt Hancock rrezikon pezullimin nga puna pasi akuzohet për një lidhje me ndihmësen e tij brenda Departamentit të Shëndetësisë Gina Coladangelo, 43 vjeç. Ministri i Shëndetësisë, 42 vjeç, është kapur nga kamerat duke fërkuar pjesët intime të ndihmëses së tij e cila u soll si këshilltare e financuar nga taksapaguesit në mars të vitit të kaluar.
Incidenti pretendohet të ketë ndodhur në korridorin jashtë zyrës së tij në selinë e Departamentit në Londër rreth orës 3 pasdite në 6 maj të këtij viti – ditën e zgjedhjeve lokale në Mbretërinë e Bashkuar. Puthja ishte gjithashtu 13 ditë para se Qeveria të vendoste rregullat e reja për situatën e covid duke përfshirë dhënien e lejes për përqafim. Z.Hancock thuhet se ka kontrolluar korridorin para se të mbyllte derën, duke e kapur ndihmësen e tij dhe duke e mbështetur në të para përqafimit dhe prekjeve pasionante. The Sun pretendon se ata kanë pasur një lidhje që ishte bërë temë diskutimi në department dhe e kishin mbajtur sekret deri më sot.
Z. Hancock është i martuar prej 15 vitesh me gruane tij Marta, 44 vjeç, dhe çifti kanë tre fëmijë së bashku. Zonja Hancock dukej tepër e trishtuar ndërsa u largua nga shtëpia e çiftit në veri të Londrës këtë mëngjes, por nuk dha asnjë deklaratë për gazetarët për tradhtinë e pretenduar të burrit të saj. Sidoqoftë, ajo ende mbante unazën e martesës dhe hera e fundit që ishin parë bashke ishte në ndeshjen ndeshjen Angli – Skoci të Euro 2020 në Ëembley një javë më parë. Ndihmësja dhe këshilltarja e tij në department Znj. Coladangelo është një nënë e tre fëmijëve, burri i së cilës Oliver Tress është themeluesi i dyqanit të veshjeve Oliver Bonas. Ajo ka punuar si këshilltare prej kohësh dhe në media thuhej se Z. Hancock para cdo veprimi që kryente duhet të fliste patjetër me Gina-n.
Një nga burimet e Whitehall i cili zbuloi pamjet dhe thuhet se nuk punon më për departamentin, i tha gazetës se ishte ‘tronditëse që Z. Hancock kishte një lidhje në mes të një pandemie me një këshilltare për të cilën përdori paratë e marrë nga taksat për ta punësuar. Afera e pohuar grumbullon edhe më shumë presion ndaj Z. Hancock, i cili tashmë thuhet se po lufton për vendin e punës së duke qenë se ky skandal tregon se sa i pakujdesshëm nga ana etike dhe jo vetëm u tregua Hancock aq sa dhe kryeministri i vendit Z. Johnson e quajti atë ‘të padobishëm’.Z. Hancock, i cili ende nuk ka komentuar, pritet të përballet këtë mëngjes me pyetjet mbi cështjen dhe nëse do vazhdojë të jetë akoma në punë.
(E.D/faxweb.al)