Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Plas sherri te Ligjet, Myslim Murrizi kërkon shtimin e një feste zyrtare, Hyseni: Jo se na rëndon buxhetin, s’kemi aq para!

Ka pasur debate sot në Komisionin e Ligjeve ku deputeti Myslim Murrizi kërkoi që 21 Janari, të shpallej festë kombëtare në nderim të Kongresit të Lushnjes.

Murrizi u shpreh se kërkesën e tij ia ka shtruar dhe kryeministrit dhe presidentit, duke thënë se kjo është një datë me rëndësi të veçantë për vendin, dhe meriton që të shpallet festë kombëtare.

Mirëpo për socialistët, pavarësisht rëndësisë që ka kjo datë, shtimi dhe i një feste tjetër zyrtare në kalendarin e vendit, do të rëndonte më shumë në buxhetin e vendit, pasi personat që qendrojnë në punë atë ditë, paguhen dhe 50 % më shumë të ditës së zakonshme të punës.

Deputeti Alket Hysenaj tha se Shqipëria ka 14 ditë festa zyrtare, që janë edhe ditë pushimi për administratën, dhe ky është numri më i lartë i festave për të gjithë vendet e rajonit.

Murrizi: Kongresi i Lushnjes duhet të jetë Festë Zyrtare, pasi ka qenë me rëndësi të madhe për vendin. Kërkesa i është dërguar Kreut të Kuvendit, kryeministrit, si dhe presidentit. Kongresi i Lushnjes është viti i parë i Parlamentarizmit, është festuar për 17 vite me radhë, deri në 1939. Në diktaturë 21 janari u zëvendësua me 11 janarin, 1 ditë festë më shumë, kushton shumë më pak se një PPP që jepni ju. Përveç 28 Nëntorit, asnjë festë s’ka rëndësinë e 21 janarit. Ky duhet të ishte një nga propozimet e bëra që në Kuvendin e parë pluralist.

(E.K/Faxweb.al)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *