AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Plas sherri pas ndërtimit pa leje, një person përfundon në spital, arrestohet 59-vjeçari

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga shtetasin P. Th., 59 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, si dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim policor A. B., 30 vjeç, banues në Theth.

Këta shtetas, në muajin dhjetor 2019 janë proceduar penalisht, pasi shtetasi A. B., bashkë me shtetasen K. B. (e proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”) kanë ndërtuar pa leje dhe janë denoncuar në organet e Policisë nga shtetasi P. Th. Për këtë rast janë kryer veprimet hetimore dhe janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Ditën e djeshme, shtetasi A. B. është konfliktuar fizikisht me shtetasin P. Th., për pasojë shtetasi A. B. ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore

NJOFTIMI I PLOTE

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin P. Th., 59 vjeç, banues në Laç, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, si dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim policor A. B., 30 vjeç, banues në Theth, Shkodër, për veprat penale “Vetëgjyqësia” “Kanosja” dhe “Ndërtim i paligjshëm”.

Këta shtetas, në muajin dhjetor 2019 janë proceduar penalisht, pasi shtetasi A. B., bashkë me shtetasen K. B. (e proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”) kanë ndërtuar pa leje dhe janë denoncuar në organet e Policisë nga shtetasi P. Th. Për këtë rast janë kryer veprimet hetimore dhe janë referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Ditën e djeshme, shtetasi A. B. është konfliktuar fizikisht me shtetasin P. Th., për pasojë shtetasi A. B. ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, për ndihmë mjekësore.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Publikohet videoja ku kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla konsumon kokainë në një ambient publik:

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *