Vendimi i Ministrisë së Arsimit për rritjen e mesatarës për pranimin e studentëve me mesatare mbi 8 për mesuesi ka nxitur një mbledhje të Asamblesë Universitare të Universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës. Mbledhje e cila nisi me debate mes rektorit të këtij Universiteti prof. dr. Adem Bekteshi dhe pedagogëve të pranishëm.
Ndërhyrja e Rektorit për mënyren se si duhet të vijohet mbledhja pasi sipas deklaratës së tij kishte një takim në të njëjtën orë. Cka krijoj edhe ndërhyrjen e menjëherëshme të të pranishmëve.
Pedagogu dhe anëtari i Senatit Akademit të Universitetit të Shkodrës profesor Gaspër Kokaj kundërshtoi ndërhyrjen e rektorit që sipas tij është presion ndaj të pranishmëve me qëllim dhënien e direktivave se si duhet të vijoj mbledhja e Asamblesë Universitare.
Nga ana tjetër pedagogia Ledri Kurti u shpreh se me këtë vendim të Ministrisë së Arsimit Universiteti i Shkodrës cilësohet Institut Pedagogjik që përgatit vetëm mësues.
Pas fjalës së tij rektori Bekteshi u largua menjëherë nga mbledhja e Asamblesë Universitare.
Mbledhja e Asamblesë Univrsitare doli me një deklaratë të përbashkët ku kërkon që të rrespektohet e drejta e autonomisë së Universitetit në përcaktimin e mesatarës.
Në Asamblene Universitare të Universitetit të Shkodrës pedagoget hodhen akuza edhe ndaj rektoratit ku sipas tyre asnjë kërkesë qoftë edhe e senatit dhe e asamblesë si dhe e departamenteve të këtij universiteti nuk është marrë parasyshë pavarësishtë kërkesave të një pas njëshme të tyre.
Asambleja Universitare doli me një kërkesë që i drejtohet ministrisë së arsimit rreth kritereve të pranimit në universitet, si dhe caktimin e një përfaqësie që do zhvilloi takime me qëllim arritjen e një marrveshje mes palëve që nuk cenon autonominë e universitetit.