Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashTe FunditTe Gjitha

Plas sherri në burg pas ndeshjes së futbollit, 16 të dënuar humbin jetën e 5 të tjerë në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në një burg të Meksikës, ku të dënuarit janë përfshirë në një sherr me njëri-tjetrin, duke lënë 16 të vdekur dhe 5 të plagosur rëndë.

Sipas mediave lokale, sherri nisi pas një ndeshjeje futbollipasditen e së martës në qendrën rajonale të riintegrimit social në qytetin e Cieneguillas, i cili ndodhet në perëndim të shtetit Zacatecas.

Autoritetet u vunë menjëherë në lëvizje pas ngjarjes së rëndë, ndërsa ministri i Sigurisë Publike, Ismael Camberos paralajmëroi të gjithë punonjësit që ishin në krye të detyrës në momentin e përleshjes se do të ketë hetime të thelluara.

Sipas tij, situata në burg është vënë nën kontroll, ndërsa bëri me dije se janë gjetur dhe sekuestruar 4 armë zjarri dhe shumë thika. Pas ngjarjes, mbi 120 të dënuar u zhvendosën në burgje të tjera për të shmangur përleshje të reja.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *