Qëlluan me armë zjarri në ajër, arrestohen dy persona në fshatin Akërni. Policia e Vlorës ka arrestuar mbrëmjen e djeshme dy të rinj të moshës 16 dhe 17 vjeç pasi kanë qëlluar me armë në ajër.
Burime bëjnë me dije se pas një sherri mes të rinjsh dy personat kanë qëlluar me armë në ajër. Policia i ka arrestuar disa orë më vonë dhe ka proceduar 4 persona të tjerë nën akuzën e moskallëzimit të krimit.
Njoftimi i policisë:
Kanosi një shtetas duke qëlluar me armë zjarri në ajër, arrestohet në flagrancë 17-vjeçari. Në pranga dhe një 16-vjeçar, pasi fshehu armën e zjarrit. Proçedohen penalisht 4 shtetas të tjerë për “Moskallzimi i krimit”.
Mbrëmjen e datës 17.03.2021, në fshatin Akërni, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi V. M. ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në ajër duke kanosur shtetasin E. I., 23 vjeç, banues në fshatin Akërni, Vlorë.
Nga e shtëna me armë zjarri nuk ka të lënduar.
Pasi ka ndodhur ngjarja shtetasi D. Ll, ka marrë dhe ka fshehur armën e zjarrit me të cilën shtetasi V. M. ka kanosur shtetasin E. I.
Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve V. M, 17 vjeç, banues në fshatin Trevllazër dhe D. Ll., 16 vjeç, banues në fshatin Bishan.
Gjithashtu u proceduan në gjëndje të lirë shtetasit Dh.M, J. M, V. Ll, dhe R. B,, pasi ka qenë të pranishëm dhe nuk kanë kallëzuar krimin.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.
(E.K/Faxweb.al)