Një sherr për motive të dobëta ka ndodhur mes të rinjve në Vlorë.
Shtetasi G.J., banues në Vlorë ka goditur me thikë bashkëmoshatarin e tij, shtetasin E.D., 17 vjec në lagjen “Pavarsia” të Vlorës.
Fatmirësisht, shtetasi E.D ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin G.J., 17 vjeç.
Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për të kryer veprimet e mëtejshme.