AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Plas sherri mes Dalina Buzit dhe Rezarta Shkurtës: Vije më qaje kur burri nuk ta linte makinën, apo etj…

Ditën e djeshme një foto e postuar nga ana e Rezarta Shkurtës, të së bijës me Nexhmije Hoxhën u bë virale në rrjet.

Shumë e kritikuan këngëtaren për faktin se ajo kishte postuar foton në ditën e rrëzimit të bustit të dikatorit dhe pse e quante atë ‘gjyshi i madh’.

Lidhur me këtë postim, portali i “Anabel” i Dalina Buzit ka shkruar një artikull ku sjell edhe një herë në kujtesë vuajtjet e shqiptarëve gjatë periudhës së komunizmit.

Në artikull shkruhet se “Anabel” nuk do të kryqëzojë Rezartën për këto postime të herëparshershme dashurie që i thurr gjyshit të bashkëshortit të saj Ermal Hoxha (djali i djalit të madh të Enverit, Ilir Hoxhës), por e trishton fakti që ky postim ka marrë shumë pëlqime.

Mirëpo, kjo nuk i ka pëlqyer aspak Rezarta Shkurtës, e cila ka shkruar një koment të “hidhur” për Dalina Buzin dhe shkrimin në revistën Anabel lidhur me figurën e Enver Hoxhës dhe komenteve që Rezarta bën për ta.

Aq shumë është acaruar Rezarta nga ai artikull saqe në reagimin e saj i ka përmendur Dalinës edhe raportin me bashkëshortin kur ky i fundit nuk i jepte makinën.

Këngëtarja shkruan më tej se ‘’Dalina dhe gjithë pilivesat me të cilat rri, janë më diktatore se vetë diktatorët për faktin se duan që tiu imponojnë të tjerëve mendimet që ato kanë”.

”E dashur Dalina, e kam krijuar opinionin për ty, që kur erdhe në zyrën time dhe më tregove se nuk se nuk e doje dhe nuk ishe e lumtur me bashkëshortin tënd pasi nuk të jepte makinën apo etj… E ndërsa pas ekranit të kompjuterit je ajo e zgjuara që na jep mend. Sa për të sqaruar jo ty sepse je askushi, gjyshi i madh është sinonim i fjalës stërgjysh”, shkruan mes të tjerave Rezarta.

(E.K/FAXWEB.AL)

 

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *