Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetBotaFlashRajoniTe FunditTe Gjitha

Plas sherri me thikë mes shqiptarëve dhe grekëve në lokal, plagoset një person

Një shtetas grek ka mbetur i plagosur pas një konflikti me thikë mes një grupi shqiptarësh dhe një grupi grekësh.

Sipas mediave vendase, shqiptarët dhe grekët kanë qenë mbrëmë duke ngrënë në një lokal në zonën e Halkidikisë, kur pastaj befas ka nisur sherri. Mediat greke nuk raportojnë arsyen se pse janë konfliktuar, por thekson se në sherr morën pjesë 7-8 persona.

Dyshohet se autor i plagosjes të jetë një shqiptar, i cili po ndiqet nga forcat e policisë. Ndërsa shtetasi grek i plagosur është nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *