Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashShowBizTe FunditTe Gjitha

Plas sherri me ofendime mes emisionit, Graciano e quan palaço, Valeri i kthehet: Je copë balerini

Të ftuar së fundmi në emisionin “Shqipëria live”, ishin disa nga ish-banorët e “Big Brother Albania, mes tyre edhe Graciano Tagani dhe Valer Kolnikaj. Dy personazhet u kapën keq me njëri-tjetrin duke mos kursyer as ofendimet.

Pjesë nga biseda:

Graciano Tagani: Ti je përfaqësuesi i BB, për çfarë je i famshëm për shembull?

Valer Kolnikaj: Unë për shembull kam qenë opinionist në “Top Show” që ti nuk ke pasur shansin që të jesh, kam qënë pjesë e “Dance with me”…

Graciano Tagani: E di çfarë është ndryshimi, të përfaqësosh veten tënde dhe palaçon që bën ti!

Valer Kolnikaj: Fjala merr vlerë nga goja e kujt del!

Graciano Tagani: Hatri i këtij emisioni është që ti je përballë me mua. Këta janë njerëz që shesin veten për të dalë në televizor. S’kanë karakter dhe shesin çdo gjë për të qënë në qendër të vëmendjes. Për ty jam duke folur.

Valer Kolnikaj: Je duke folur me një mjek që ka arritur shumë gjëra, ti je një copë balerini. Ashtu je.

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *