Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashSportTe FunditTe Gjitha

Plas sherri brenda kuqezinjve/ U mërzit që nuk debutoi, Kamberi braktis kuqezinjtë

Çfarë e shtyu trajnerin Edoardo Reja që të ndryshonte formacionin që kishte përcaktuar në analizën e bërë me skuadrën për ndeshjen kundër Anglisë? I besoi intuitës, u ndikua nga komentet apo u nxitua? Ky është një mister të cilit do t’i japë përgjigje vetëm trajneri italian i Kombëtares shqiptare.

“Panorama Sport” mësoi ditën e diel, vetëm pak orë përpara fillimit të ndeshjes, formacionin që trajneri kishte zgjedhur për t’u përballur kundër Anglisë. Burime nga Kombëtarja konfirmuan se skema do të ishte 5-4-1 dhe priteshin si titullarë: Berisha; Ismajli, Gjimshiti, Veseli, Hysaj, Doka; Laçi, Bare, Kamberi, Uzuni dhe Broja. Në formacionin zyrtar që u publikua një orë përpara ndeshjes, Doka (do të luante djathtas dhe Hysaj në të majtë) ishte zëvendësuar me Memollën dhe Kamberi me Cikalleshin.

Gjatë gjithë ditës deri në momentin përpara ndeshjes, formacioni ishte zgjedhur dhe të gjithë lojtarët ishin gati. Vetëm pak minuta përpara fillimit, italiani 75-vjeçar vendosi që nga tabela në dhomat e zhveshjes të fshinte Dokën dhe Kamberin për të aktivizuar Memollën dhe Cikalleshin. Nisur nga kjo situatë, Florian Kamberi ka pretenduar më vonë se ndien shqetësime në këmbë dhe nuk mund të luante. Për të mos e tensionuar pragndeshjen, ai mbeti pjesë e protokollit zyrtar. Megjithatë, nuk mund të luante dhe të bënte debutimin me kuqezinjtë. Po pse u mbajt nga stafi në protokoll, përderisa ka qenë i dëmtuar?

LARGIMI – Ditën e djeshme, Federata shqiptare njoftoi se Florian Kamberi është larguar nga grumbullimi dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen me San Marinon. FSHF përmes një njoftimi për shtyp e konfirmoi diçka të tillë sapo Kombëtarja mbërriti në San Marino. Por, a është dëmtim apo zemërim i Florian Kamberit, i cili ende nuk ka luajtur asnjë minutë me Shqipërinë?

Këtë do ta tregojë koha, por e vërteta është që nga formacioni kundër Anglisë u surprizuan shumë, tifozët dhe vetë lojtarët. Diçka të tillë e konfirmoi edhe Rei Manaj në fundin e ndeshjes duke thënë se u befasua nga qëndrimi në stol. Nëse Kamberi është larguar për shkak të pakënaqësive rrezikon që të krijohet një tjetër çështje “Grezda”, i cili nuk preferohet nga trajneri Edi Reja. Por, në të shkuarën ka pasur edhe diçka të ngjashme me Brojën. Këtë herë vendimi i trajnerit nuk ishte drastik dhe gjeti gjuhën e përbashkët me sulmuesin e Kombëtares për ta grumbulluar sërish.

Për kë do të votoni në zgjedhjet e 25 prillit?
  • Koalicioni i udhëhequr nga PD 53%, 8502 votes
    8502 votes 53%
    8502 votes - 53% of all votes
  • PS 28%, 4539 votes
    4539 votes 28%
    4539 votes - 28% of all votes
  • Nuk do të votoj 9%, 1492 votes
    1492 votes 9%
    1492 votes - 9% of all votes
  • LSI 5%, 785 votes
    785 votes 5%
    785 votes - 5% of all votes
  • Të tjera 4%, 666 votes
    666 votes 4%
    666 votes - 4% of all votes
Total Votes: 15984
19/03/2021 - 25/04/2021
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.