Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Plas sherri brenda bashkisë së Durrësit/ Sako përplaset me kryetarin e Këshillit për fondet, i mbyll fjalën kryebashkiakes

Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak në Durrës, ka pasur përplasje midis kryebashkiakes Valbona Sako dhe kryetarit të Këshillit Ani Dyrmishi.

Kryetarja e bashkisë Valbona Sako dhe kryetari  Këshillit Bashkiak Ani Dyrmishi kanë debatuar mbi një pikë e cila më herët ishte përfshirë në rendin e ditës, por që u hoq me propozim të këshilltarëve socialist, ajo e miratimit të një fondi për  rikonstruksionin e bashkisë.

Sako i ka kërkuar Dyrmishit që të flasin të autorizuarit mbi rëndësinë e fondit, por ai nuk ka pranuar që të diskutohet mbi një pikë e cila u përjashtua nga rendi i ditës.

Heqja nga rendi i ditësi fondit për rikonstruksionin e bashkisë u bë me miratimin e keshilltareve të cilët kërkuan shtyrje të kësaj ndërhyrje për në 2020, me arsyetimin se të tilla fonde duhet të shkojnë per familjet në nevojë strehimi.

Dyrmishi deklaroi të mbyllur mbledhjen dhe u ngrit dhe doli nga salla. Veprimi i tij u pasua edhe nga këshilltarët e tjerë, ndërkohë që kryetarja vazhdonte fliste.

Po ashtu këshilli  Bashkiak Durrës miratoi shkarkimin e sekretarit Armand Tragaj, i cili u përfshi pak ditë më parë në një sherr me Luan Zazën kryetar i PS-ës Durrës. Këshilltarët votuan pro shkarkimit duke emëruar në këtë  Dorina Miljas.

Në fjalën e mbajtur para Këshillit Bashkiak, Tragaj tha se shpresonte që votimi për shkarkimin e tij të ishte votimi i fundit politik dhe votimet e tjera të këshilltarëve të jenë në interes të qytetarëve.

Duke iu drejtuar të pranishmëve Tragaj tha se luftën politike e keni brenda kësaj salle dhe se ai do të vazhdonte të jepte kontributin e tij për qytetarët.

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close