AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

‘Plas’ në kampin socialist/ Pas Valdrin Pjetrit, i ndaluar në Itali edhe kreu i PS-së

Partia Demokratike ka publikuar ditën e sotme disa dokumente të cilat, sipas saj, janë dokumentet e ndalimit, arrestimit, dënimit dhe dëbimit të Valdrin Luigj Pjetrit nga Firence.

Mirëpo në emrat e përmendur, krahas kryebashkiakut të ri të Shkodrës është edhe ai i Altin Dodës.

“Kjo është kartela elektronike e të dhënave kriminale e nxjerrë nga sistemi i kuesturës së Firences. Sipas kësaj rezulton se Valdrin Pjetri është arrestuar 23 janar 2003 së bashku me një tjetër shtetas Altin Dode.”, do të shprehej në deklaratën e tij Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi.

Megjithatë, ky emër është jo pak i njohur për politikën shqiptare. Burime për RTV Ora kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për koordinatorin e PS në njësinë 3 në Tiranë.

Madje mësohet se ai është djali i ish-ministrit të Industrisë dhe Energjetikës. Burimet kanë saktësuar se Doda ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të afërt të Valdrin Pjetrit në zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme.

Ndërkohë që, dokumentet e sotme të publikuara nga selia blu tregojnë se Doda është arrestuar së bashku me Valdrin Pjetrin pikërisht më 27 janar 2003. A është kjo një koiçidencë?!

Image

Image

(B.L/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *