Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashShowBizTe FunditTe Gjitha

PLAS mes aktorëve, kolegët njëzëri: Olta Gixhari është e mbivlerësuar!

Me shaka me shaka, po lojërat në emisionin “Shiko kush luan”, nuk janë edhe aq të lehta për t’u kaluar.

Luana ka vendosur në siklet Delinda Zhupën, aktoren e spektaklit të humorit Portokalli e cila ishte përballë aktorit Genti Hazizi.

Të pyetur për rolet, filmat apo teatrot ku ata kanë qenë aktorë dhe nuk u ka pëlqyer vetja, ata nuk kanë denjuar të përgjigjen drejt për drejt. Genti flet për një rol në një film me metrazh të shkurtër të cilit nuk ia mban mend as emrin, ndërsa Delinda flet për një rol kryesor në një teatër të titulluar “Testamenti i Ri.”

“Genti duhet të rregullojë artikulimin që u bën fjalëve.” – tha Delinda e pyetur se çfarë duhet të rregullojë Genti si aktor. Ndërsa Genti mendon se Delinda ndonjë herë luan më shumë se sa duhet dhe shpesh bërtet shumë.

Por pyetja më sikletuese ishte ajo se kush personazh është më i vlerësuar se sa duhet. E çuditshme ishte se të dy pjesëmarrësit, si Delinda si dhe Genti, edhe pse miq me të, u shprehen se ky personazh është Olta Gixhari.

Sigurisht që Olta nëse i ka dëgjuar nuk do ti ketë pritur aspak mirë këto deklarata të bëra nga ana e kolegëve të saj. Na mbetet të presim reagimin e saj.

(E.K/FAXWEB)

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.