Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Plas keq/ Rama e quajti 2 Marsin ”besëlike”, reagon ashpër presidenca: Jepini zanaksin të qetësohet!

Një ditë përpara tubimit të presidentit Meta, nuk ka munguar as batuta e Ramës dhe thumbat, teksa ka qenë duke mbajtur fjalim përpara të rinjve të FRESSH. Kreu i qeverisë u ka kërkuar shqiiptarëve që mos të gënjehen, pasi në 2 Mars nuk do të ketë besëlidhje, por ”besëlike”.

“S’mund të jetë debat që të marrim vendin peng, debati që ka marrë mediat peng për gjithë këto kohë, besëlidhja dhe besëlikja nuk është ky debati. Kush është me besëlidhjen, kush është me besëliken. Ky vend nuk është peng i atyre që shfaqen në televizor sikur janë ata dhe pas atyre nuk ka asgjë tjetër”, u shpreh Rama para të rinjve.

Ndërkohë që i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i presidencës përmes zëdhënësit Tedi Blushi, i cili shkruan se Rama është shqetësua nga tubimi i nesërm, pasi gjithë jetën e tij e ka ndërtuar në pabesi ndaj të afërmve të tij.

“Gruan e Bilalit e shqetëson me të drejtë fjala Besëlidhje!
Gruaja e Bilalit e ka ndërtuar gjithë karrierën e vet vetëm mbi Pabesi! Pabesi ndaj babait dhe familjes!

Pabësi ndaj shokëve dhe shoqeve! Pabesi ndaj demokracisë dhe Kushtetutës!
Duke kaluar dhe vijën e kuqe, atë të Pabesisë ndaj Atdheut dhe interesave kombëtare. Ndaj e mirëkuptojmë për stresin që i jep fjala Besëlidhje.

Jepini zanaksin të qetësohet!”, shkruan Blushi në rrjetet sociale.

 

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *