Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Plas keq mes Vetëvendosjes dhe Bashkisë së Tiranës/ VV e akuzoi si të korruptuar, nuk përmbahet Veliaj: Doni të merrni votat e PD-së!

Dhuna ndaj banorëve të Astirit ka sjellë një përplasje në distancë mes Lëvizjes Vetëvendosje, dhe Bashkisë së Tiranës, ku kjo e fundit ka kërkuar dhe ndërhyrjen e Albin Kurtit për të mbajtur nën kontroll lëvizjen në Tiranë.

Lëvizja VV, u shpreh se korrupsioni dhe skandalet e shoqëruan të gjithë procesin e projektit të Unazës së Madhe, dhe ndaj qytetarëve po zbatohen standarde të dyfishta.

“Qendra e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Shqipëri bën thirrje së pari për ndaljen e të gjitha veprimeve nga ana e organeve shtetërore që mund ta tensionojnë situatën edhe më tej duke shkaktuar lëndime dhe viktima. Korrupsioni, skandalet, parregullsitë dhe standardet e dyfishta e kanë karakterizuar të gjithë procesin e projektit të “Unazës së Re”. 

Një shtet i së drejtës nuk ndërtohet përmes një pushteti arbitrar me dhunë strukturore e direkte ndaj qytetarëve. Çështja e pronave në zonën e “Astirit” duhet të zgjidhet duke përdorur një standard të drejtë e të barabartë për të gjithë qytetarët.”- shkruante ndër të tjera LVV, deklaratë e cila duket se i ka djegur mjaft Bashkisë së Tiranës.

Ndër të tjera në reagimin e bashkisë thuhet se kjo lëvizje po tenton të marrë votat e të djathtës së degraduar në Shqipëri: Ne dimë se Vetëvendosja është votuar të qeverisë Kosovën dhe jo të bëjë djalin e Fahriut apo suflerin e Orjolës në Tiranë. Nëse Vetëvendosja kërkon të marrë votat e një PD-je të degraduar, kjo nuk bëhet duke e imituar atë, por duke treguar se bën tjetër lloj politike!

Po ashtu Bashkia Tiranë i shkruan se është shpresëplotë se Levizjes Vetëvendosja në Kosovë do të jetë e aftë të reflektojë dhe të tregojë pjekuri për degët e saj, që me sa duket fatkeqësisht i kanë dalë jashtë kontrollit.

“Bashkia e Tiranës është shpresëplotë se Lëvizja Vetëvendosja në Kosovë, pas deklaratës së pakuptimtë që bëri sot, do të jetë e aftë të reflektojë dhe të tregojë pjekuri për degët e saj, që me sa duket fatkeqësisht i kanë dalë jashtë kontrollit. Në të kundërt, nuk ka kuptim që kryetarët e VV vijnë rregullisht në Tiranë për të marrë përvoja, kur dega e tyre lokale saboton dhe degradon këtë raport të krijuar prej vitesh në mirëbesim mes Qytetit të Tiranës e VV Kosovë!”, deklaron Bashkia e Tiranës.

Ndërkohë që një reagim të dytë për deklaratat e Bashkisë i ka bërë dhe aktivisti Arben Zaimi, i cili shkruan:

Prej drejtësisë së korruptuar, përfunduam në drejtësi të pezulluar.

Prej pluralizmit sa për sy e faqe, përfunduam në monizëm të pashpallur, ku një parti, ajo e Ramës kontrollon gjithë pushtetet qendrore e lokale.

Në këtë situatë, ku institucionet e drejtësisë janë pa kuorum, pra jofunksionale, dhe ku gjithë pushteti është në dorën e një klike partiake, e cila më s’ka as opozitë formale, mungonte vetëm nxjerrja e policëve në rrugë kundër banorëve e protestuesve.

Sigurisht, do e mbulojnë këtë shpërthim fashist të dhunës së pushtetit ndaj qytetarit, me video nga mbjellje pemësh, me dekorata për heronj të dekadave të shkuara, apo me ndonjë spin mediatik. Asnjë despotizëm nuk është i mundur pa propagandën.

Por, Shqipëria, populli i saj i ofenduar dhe i përbuzur, nuk do ta pranojnë rikthimin e monizmit, qoftë dhe “padashje”.

(M.Q/Faxweb.al)

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *