Sikur të mos mjaftonin të gjitha problemet që e kanë shoqëruar presidentin Donald Trump në marrjen e detyrës së tij në krye të SHBA-ve, tashmë një konflikt në distancë ka nisur mes grave tëq tij. Mes ish-gruas së parë dhe Melanisë për të qenë më të qartë.
Në një intervistë për mediat, ndërsa fliste për librin e saj me kujtime “Duke rritur një Trump”, ajo ka thënë se e ndjen veten ‘’zonja e parë”.
Por nuk ka vonuar as përgjigja e Melanisë e cila i ka kthyer një përgjigje ish-gruas së Trump duke thënë se Ivana është një grua që kërkon vëmëndje dhe që e bën këtë zhurmë vetëm për përfitime.
Ndërkaq që Ivana nuk e lë me kaq, po sqaron se ajo e ka numrin e Shtëpisë së Bardhë dhe se flet me ish-burrin e saj çdo dy javë.
“Unë e kam numrin e telefonit për të folur drejtpërsëdrejti me të në Shtëpinë e Bardhë, po nuk e bëj këtë, sepse aty është Melania dhe nuk dua të provokoj xhelozi tek ajo, sepse në fund të fundit, unë jam gruaja e parë e Trump. Ok? Unë jam zonja e parë. Ok?” tha Ivana, ndërsa qeshte në intervistën për ABCNews.
Por zonja e parë e vërtetë të paktën ligjërisht, u përgjigj përmes drejtoreshës së komunikimit Stefani Grisham.
“Zonja Trump e ka shndërruar Shtëpinë e Bardhë në shtëpinë e Barron (djali i vogël i Trump) dhe të Presidentit. Ajo është e dashuruar me jetën në ëashington D.C dhe është e nderuar nga roli i saj si Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara. Ajo do ta shfrytëzojë titullin e saj për të ndihmuar fëmijët dhe jo për të shitur libra” tha Grisham për CNN duke shtuar, “Deklarata e një ishi nuk ka asnjë domethënie, kjo bëhet veç për të kapur më shumë vëmëndje dhe për të përfituar nga zhurma”.
Kjo deklaratë është pritur me befasi në SHBA pasi derimë tani, Melania ka pasur një pozicion të izoluar, ndërsa ka qenë e përqendruar në rritjen e djalit të saj.
Ivana dhe Donald Trump u divorcuan në 1992, pas lidhjes së tij me Marla Maples. Ivana është nëna e tre fëmijëve më të mëdhenj të Donald Trump, Donald i Riu, Ivanka dhe Erik. Për gruan e dytë të Donald, Marla Maples, ajo nuk flet shumë në librin e saj që pritet të dalë pas pak ditësh. Atë e quan thjesht një shoëgirl, madje nuk i përmend as emrin.
(E.K/SHUPLAKA)