Gjatë ndeshjes së Brazilit me Kosta Rikën pati një konflikt mes kapitenit të Brazilit Thiago Silva dhe Neymar ku më i prekuri ishte Silva.
Arsyen e vërtetë të këtij konflikti e ka shpjeguar vet kapiteni Silva i cili në minutën e 83-të gabimisht ia dha topin njërit prej lojtarëve të skuadrës kundërshtare.
Kjo ka qenë edhe arsyeja e vërtetë e konfliktit mes dy lojtarëve pasi Neymar e ka fyer Silvën për gabimin që bëri.
“Neymar është si një vëlla i vogël për mua dhe përpiqem ta ndihmoj atë, por ndjehem i trishtuar, sepse ai më fyeju kur unë padashje ktheva një top tek lojëtarët e Kosta Rika”. “Ai kishte të drejtë deri diku, por një top i dhënë keq nuk do të na jepte fitoren. U pikëllova nga qëndrimi i tij dhe ja u e thash!” – u shpreh ai.