Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


FlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Plani i Masave për këmbësorët, Mitat Tola në “Fax News”:  Synojmë ndërgjegjësimin e kësaj kategorie, do ketë ndëshkime!

I ftuar në “Fax News”, Mitat Tola, kreu i Policisë Rrugore, ka deklaruar se policia do të fillojë aktivitet për ndërgjejgësimin e këmbësorëve por edhe drejtuesvë të mjeteve për të bërë të mundur edukimin e kësaj kategorie mbi mënyrën e përdorimit të rrugëve.

Ai tha se ky plan masash do të vazhdojë deri në fund të vitit dhe se qëllimi është që të ndihmohet këmbësori, si përdoruesi më  i dobët e rrugës që të zbatojë rregullat e kodit rrugorë, ai tha se nëse do të konstatohen shkelje do të ketë dhe masa ndëshkuese.

“Peshën kryesore të aksidentalietetit e zënë këmbësorët. Masat do të synojnë në mbrojtjen, ndërgjegjësimin dhe edukimin e kësaj kategorie. Në raste kur i gjejmë në shkelje do t’i ndëshkojmë në bazë të kodit rrugorë. Është një aksion deri në fund të vitit, në gjithë vendin por më shumë të tilla ka Tirana, Durrësi, Elbasani.

Këmbësori është përdoruesi më i dobët i rrugës dhe për këtë ai shpresh është dhe viktima, por duhet të ndërgjegjësohen për të respektuar rregullat.

Policia rrugore ka menduar një seri aktivitetesh që do ta zbulojmë nesër, një seri aktivitetesh për tu ardhur në ndihmë përdoruesve të rrugës.

Krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të kalur janë më pak dhe për këtë dua ti falenderoj. Policia u kujdes më shumë për ta rregulluar qarkullimin rrugorë, numri është më i ulët i gjobave me 100 mijë gjoba në vit më pak dhe dua të falenderoj drejtuesit e mjetetve që me respektimin e disa rregullave, kjo  ka çuar në uljen e aksidenteve.

Shkaqet aksidenteve janë tejkalimi i shpejtësisë, manovrat e gabura, ecja në korsinë e gabuar, por në kemi vënë shumë gjoba, kush e ka kalur me 20 km në orë shpejtësinë janë ndëshkur, alkoli është një problem tjetër. Sivjet falë ashpërsimit të masave për rripin e sigurimit ka sjellë edhe sinbelizim dhe drejtuesit e mjeteve po e vendosin rripin e sigurimit, vendosja e rripit të sigurimit ka sjellë edhe uljen e pasojave edhe të atyre që janë aksidentur. Në 600 mijë mjete që ka në vendin tonë, 8 mijë aksidente edhe ato fare të vogla që regjistrojmë ne, janë numër i vogël. Por shpesh herë drejtuesit e mjeteve janë drejtuesit e papërgjegjshëm të mjeteve.

Aksi rrugorë me numrin më të lartë të aksidenteve ka ndodhur në aksin rrugorë Tiranë Lezhë. Tirana, Durrësi, Elbasani, Lezha janë me numrin më të lartë të aksidenteve”, tha ai në “Fax News”. 

(B.H/Faxweb)

 

 

Fjalët Kyce

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *