Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashJetë dhe stilTe FunditTe GjithaTeknologji & Kuriozitete

Plani “brilant” i çiftit për të kursyer para, si iu punuan rreng të panjohurve në mes të lokalit (Video)

Një çift, që dëshironte të kursente para gjatë udhëtimit të tij të parë, gjeti një plan “brilant” që i siguroi pije falas gjatë gjithë natës.

Adam Carroll dhe e dashura e tij, Corinne Miller shkuan në një udhëtim në Atlanta, për të festuar datëlindjen e kësaj të fundit. Edhe pse kishin vetëm një muaj që ishin në lidhje, ata vendosën të inskenonin një propozim martese të rreme në një lokal.

Të pranishmit iu bashkuan çiftit për të festuar të gjithë sëbashku. Adam dhe Corinne ia dolën që të merrnin pije falas nga të panjohur, madje u ftuan për të vijuar festën e fejesës së tyre edhe në një lokal tjetër.

Gjashtë muaj më pas, Adam Carrol e propozoi sërish të dashurën e tij, por këtë herë nuk kishte asgjë të rreme. Duke festuar datëlindjen e tij, 28-vjeçari u ul në gjunjë përpara familjarëve dhe miqve për t’i kërkuar Corrine Miller të bëhej bashkëshortja e tij. Corrine pranoi sërish propozimin për martesë dhe u shpreh e lumtur për eksperiencën e tyre në Atlanta, pasi shërbeu që i fejuari i saj të mblidhte para për një unazë të vërtetë fejese.

Mendoni se duhet të hapen listat e partive dhe të ndalohen koalicionet parazgjedhore?

Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *