Koreja e Veriut ka kryer një sulm kibernetik ndaj kompanive të lidhura me zhvillimin e vaksinave, tha një zyrtar në Korenë e Jugut, duke cituar raporte të inteligjencës.
Hakerat u përpoqën të merrnin të dhëna nga një kompani farmaceutike në Korenë e Jugut që po zhvillon një vaksinë të Covid-19, u tha gazetarëve ligjvënësi Ha Tae-keung pasi mbajti një konferencë me dyer të mbyllura nga Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës (NIS).
Ligjvënësi i cili është anëtar i komitetit parlamentar të inteligjencës, tha se NIS nuk specifikoi se cila kompani ishte shënjestruar, por nuk kishte dëmtime nga përpjekjet e hakerave.
Firma e sigurisë kibernetike me qendër në SHBA, Cybereason tha në fillim të këtij muaji një grup hakerash nga Koreja e Veriut po synonin kompanitë që punonin në kërkimin dhe zhvillimin e vaksinave Covid-19 dhe pretendime të ngjashme u bënë nga Microsoft. (A.M/Faxweb.al)