Një i moshuar nga Berati ankohet se nuk merr asnjë ndihmë nga Bashkia dhe jeton vetëm me 5 mijë lekë të reja pension. Duke folur për “Fax News”, Myrteza Hado tha se i sollën vetëm një herë ndihma dhe nuk erdhë më. Më parë ushqehej tek mensat e priftërinjve, por kishat janë mbyllur për shkak të pándemisë.
“I thashë për pensionin, i dhashë të dhënat e kartës së identitetit dhe asgjë. Pas një ore erdhi një çun, pas 2 orësh erdhi një tjetër, tha nuk të takojnë se ke pension”, u shpreh Hado.
Para disa kohësh, mori ilaçet për 20 mijë lekë, por fatmirësisht ka një hyrje të fëmijëve dhe paratë e qirasë i kalojnë në bankë. “Kam dalë, do shkoj pak tek qendra e shëndetësisë se kam kruarje. Kam marrë një herë ilaçe, do iki prap. Do bëj një analizë se nuk të japin ata pa analizë”, tha Hado. (A.M/Faxweb.al)