AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Plagosje me thikë në Tiranë, arrestohet 25-vjeçari

Një plagosje me thokë ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në kryeqytet. Në prangat e Policisë ka rënë dhe një 25-vjeçar që dyshohet se është autori i ngjarjes.

“Nga Specialistët e Seksionit të Krimeve Kundër Jetës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë nr 4 Tiranë, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:  Ergys Metani, 25 vjeç, banues në Tirane,” thuhet në njoftimin e policisë. Po ashtu gjatë kontrollit në banesën e tij u gjetën thika dhe lëndë narkotike e dyshuar “Cannabis Sattiva”.

Arrestimi i të riut u bë në rrugën ‘’Niko Avrami” pranë një kompleksi. Gjatë një konflikti për motive të dobëta me shtetasin E. Z., 21 vjeç, banues në Tiranë, e ka goditur me mjet prerës “thikë” i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

(E.K/FAXWEB)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *