AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Plagosja me thikë në Vlorë, arrestohet pronari i lokalit

Mbrëmjen e djeshme, një person është plagosur në qytetin e Vlorës. Shtetasi G.Ll mbeti i plagosur, ndërkohë ditën e sotme, policia ka arrestuar pronarin e një lokali.

Shtetasi A.J 55 vjeç, banues në Vlorë, pronari i lokalit i cili nuk i nuk ka kallëzuar në polici për plagosjen e shtetasit G.Ll., duke mbyllur edhe lokali e tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të plagosjes së ndodhur mrbëmjen e kaluar në ambientet e një lokali në lagjen “Partizani” Policia ka arrestuar në flagrancë pronarin e lokalit, shtetasin:

  • A.J., 55 vjeç, banues në Vlorë.

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas pas ngjarjes së ndodhur nuk ka kallëzuar në organin policor për plagosjen e shtetasit G.Ll dhe ka mbyllur lokalin duke kryer veprime të tjera me qëllim dëmtimin e provave.

Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *