Një ngjarje ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Krujës, ku një person mbeti i plagosur, nga një goditje e marrë me thike.
Policia ka arrestuar ditën e sotme në flagrancë dy autorët e dyshur, shtetasit K. V., 38 vjeç dhe K. B., 24 vjeç, banues në Fshatin Halil, Krujë.
Pas një konflikti për motive të dobëta , këta dy shtetats e plagosën me mjet prerës(thikë) shtetasin E. H., 29 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i plotë i policisë:
Krujë. Arrestohen në flagrancë dy autorët e dyshuar për ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në Krujë, ku mbeti i lënduar me mjet prerës (thikë), një shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasit K. V., 38 vjeç dhe K. B., 24 vjeç, banues në Fshatin Halil, Krujë.
Arrestimi i tyre u bë pasi më datë 25.04.2021, në orën 11:00, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta, kanë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin E. H., 29 vjeç, banues në fshatin Halil, Krujë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.
(H.H/Faxweb.al)