AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Plagosja e të resë nga shkëputja e ashensorit, arrestohet tekniku. Dy muaj më parë…

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Don Bosko”, ku u rrëzua ashensori dhe për pasojë u lëndua një shtetase, policia ka arrestuar teknikun e ashensorit, shtetasin:

A.M., 49 vjeç, banues në Tiranë (teknik ashensori)

Ky shtetas ka kryer kontroll teknik të ashensorit para dy muajsh duke deklaruar se ashensori nuk ka probleme dhe nuk ka lëshuar certifikatë përkatëse sigurie.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *