Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në Kallm të Fierit, ku një makinë ka përplasur dy gra, nënë e bijë, të cilat ishin duke udhëtuar me motor.
Makina benz ka qenë autoshkollë, dhe ka tentuar që të parakalojë motorin, duke i përplasur dy gratë.
Fatmirësisht të dyja gratë janë jashtë rrezikut për jetën dhe janë dërguar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Fierit.
Policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit dhe po vijon hetimet mbi shkaqet e aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Sot rreth orës 08:30, në afërsi të fshatit Kallm, shtetasi V. N., 65 vjeç, banues në Roskovec, duke drejtuar mjetin tip “Benz“, është përplasur me motomjetin tip “Xiang”, që drejtohej nga shtetasja N. S., 19 vjeçe, banuese në Kallm.
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesja e motomjetit dhe nëna e saj, pasagjere në motomjet, shtetasja A. S., 56 vjeçe, të cilat ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve.
Eshtë shoqëruar në Komisariat drejtuesi i makinës dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.