Në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi Mamurrasin ditën e sotme, ku mbetën të plagosur dy efektivë policie, mësohet se janë shpallur në kërkim shtetasit Ndue Zefi, 28 vjec dhe Gjon Fufi, 40 vjeç, të cilët nuk i kanë ndaluar patrullës së policisë pas urdhrit.
Policia e Kurbinit informoi zyrtarisht se rreth orës 13:35, në qendër të qytetit të Mamurrasit disa persona janë konfliktuar me punonjësit e Policisë të Patrullës së Përgjithshme që ishte me shërbim në qytet.
Një nga punonjësit e Policisë i identifikuar si David Magani ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar, ku për pasojë janë plagosur dy kolegët e tij, Flamur Lleja dhe Ilir Zekaj., si dhe një nga personat e përfshirë në konflikt, shtetasi Nikoll Vorfi, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.