Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashKryesorePolitikëTe FunditTe Gjitha

Plagosja e dy inspektorëve në Astir, Dallëndyshe Bici dhe Arbjan Mazniku mbërrijnë tek Trauma

Shefja e IKMT-së, Dallëndyshe Bici dhe nën/kryetari i Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku kanë mbërritur në Spitalin e Traumës ku ndodhet njëri nga inspektorët e lënduar gjatë paradites së sotme në Astir.

Momentalisht ata ndodhen në ambientet e brendshme të spitalit Albert Bitraj ndërsa nuk kanë dhënë një reagim për mediat.

Inspektori tjetër, Alfred Sallaku ka dalë por në gjendje të rëndë ndodhet Albert Bitraj 51-vjeç i cili ka pasur dëmtime të shumta dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shefi i Komisariatit nr 6 ka dalë më herët nga Spitali i Traumës ndërsa punonjësi tjetër i IKMT-së, Sallaku ka dalë nga ambientet e spitalit rreth një orë më parë në shoqërinë e familjarëve të tij.

Ata kanë deklaruar se nuk kanë shkuar për të prishur banesat, por për ti lajmëruar që ti lironin deri ditën e hënë.

Familjarët e të plagosurve kanë qëndruar gjatë gjithë kohës pranë të plagursurve.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mund të Lexoni

Close