Presidenti Ilir Meta ka lënë qytetin e Elbasanit ku dha një intervistë, duke u nisur menjëherë për në qytetin e Kavajës, pas incidentit të rëndë para zyrave të PD-së.
Lajmin e bëri të ditur zëdhënësi i tij, Tedi Blushi, i cili shkruan në Facebook që Meta është nisur menjëherë për Kavajë.
“Presidenti Meta, sapo u nis nga Elbasani, drejt Kavajës së pamposhtur të Demokracisë!” shkruan Blushi.
Ditën e sotme një ngjarje e rëndë ndodhi në Kavajë, ku shtetasi Bledar Okshtuni u plagos me armë para zyrave të PD-së. Ai është sekretari i PD-së në Kavajë, ndërkohë 2 nga 3 agresorët ndaj tij janë punonjës bashkie, ndërsa i treti është një person me precedentë penale.
(E.H/Faxweb.al)