Detaje të reja kanë dal në lidhje me konfliktin në Mamurras, ku u plagosën 3 persona mes të cilëve dy efektivë policie.
Në automjetin i cili nuk iu përgjigj efektivëve të patrullës ishin duke udhëtuar tre persona, Nikoll Vokrri alias (Besimir Fufi) që ngeli i plagosur, Ndue Zefi (Gega) që është shpallur në kërkim, dhe një prej vëllezërve Fufi.
Nuk dihet se cili prej vëllezërve ka qenë në automjet, Gjon apo Rudolf Fufi, por ata të dy janë shoqëruar në komsiarit, i pari u kap në Tiranë kurse i dyti në Laç.
Sipas Policisë, të shtënat erdhën nga një polic që aksidentalisht plagosi me armën e shërbimit dy kolegët e tij dhe Nikoll Vorfin.