Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Plagosi me kallashnikov tregtarin në Kavajë, dërgohet në psikiatri autori. Dëshmia: Ti je i mallkuar dhe përdhunues

Autori i plagosjes së tregtarit Rexhep Tare me armë zjarri në mes të Kavajës pak javë më parë, sipas vendimit të marë nga Prokuroria e këtij qyteti, do të dërgohet në Qendrën e Psikiatrisë në Tiranë.

Fitim Baboçi qëlloi kallashnikov tregtarin nga Kavaja, një ngjarje e cila tronditi qytetin disa javë më parë ndaj të cilit fillimisht u vendos masa e “Arrest me burg” por që Prokuroria ka kërkuar dërgimin e tij në Psikiatri, për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.

Baboçi ka dëshmuar në Polici se veprimin e ka bërë në gjendje të rënduar psikologjike sepse tare kishte kohë që e ofendonte.

“Këtë akt unë e bëra nga gjendja e rënduar psikologjike, sepse Rexhep Tare ka shumë kohë që më ofendon dhe më shan duke më thënë publikisht se “…ti je i mallkuar dhe përdhunues…”. Konkretisht isha poshtë pallatit tek zona ku unë banoj në Kavajë, pashë personin që më ka nxjerrë namin u revoltova dhe kam marrë armën në banesën time dhe mendova që ta plagosja tek këmba…”.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *