Shkarkoni aplikacionin e Fax Web

 


AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Plagoset në kokë polici, merr ndihmën e parë në spital. Arrestohet sekretari i PD-së (FOTO)

Një polic është plagosur në protestën e sotme në Fier ku mbështetës të opozitës hodhën parrulla dhe thirrje kundër Ramës i cili po zhvillonte takimin e radhës në kuadër të turit “Bashkia që duam” (lexo ketu).

Sipas burimeve për Faxweb.al efektivi i i policisë është dërguar në urgjencën e qytetit ku ka marrë dhe ndihmën e parë mjekësore. Të njëjtë burime bëjnë me dije se ai është çarë në kokë nga mjete të forta, ndërsa policia deklaron se ka nisur hetimin për ngjarjen.

Janë marrë pamjet filmike për të evidentuar të gjithë personat që kanë kryer vepër penale duke kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Mësohet se është shoqëruar në polici dhe sekretari i PD-së Fier Emiljano Mone si dhe disa protestues të tjerë.

Sot është dita e dytë e protestës së opozitarëve të Fierit të cilët dhe një ditë më parë protestuan dhe i zunë rrugë kryeministrit Rama i cili organizoi dhe një festë me gratë e Fierit në Ditën Ndërkombëtare të Gruas (lexo këtu).

Fjalët Kyce
Për t'ju bashkuar grupit të Faxweb.al në Facebook, klikoni Join Group
loading...

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *