AktualitetFlashKryesoreTe FunditTe Gjitha

Plagosën me thikë 38-vjeçarin në Shkodër, arrestohen tre persona

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur mesditën e 12 gushtit, ku ka mbetur i plagosur shtetasi V. Sh.

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga 3 autorët e dyshuar të ngjarjes, që janë Sokol Pali, 36 vjeç, si dhe Luigj Martini 28 vjeç dhe Pjetër Martini 29 vjeç, vëllezër.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, pas një pune të mirëorganizuar dhe intensive u bë kapja dhe arrestimi i shtetasve:

  1. S.P. 36 vjeç, banues në Shkodër.
  2. L. M. 28 vjeç, dhe P. M. 29 vjeç, banues në lagjen “Mark Lula”, Shkodër, (vëllezër).

Më datë 12.08.2019, rreth orës  12:10, në lagjen “Mark Lula”, pas një konflikti të çastit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë plagosur me armë të ftohtë (thikë) shtetasin V. Sh. 38 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër, i cili po merr mjekim në Spitalin Rajonal Shkodër, nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” e Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” .

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *