AktualitetFlashTe FunditTe Gjitha

Plagos në kokë 26-vjeçarin, arrestohet në flagrancë autori

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në qytetin bregdetar të Durrësit ku një 26-vjeçar me inicialet E.I është plagosur me mjet prerës në kokë nga O.D 25-vjeç.

Sipas Policisë ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta ndërkohë që autori është arrestuar në kushtet e flagrancës nga blutë e Durrësit.

Të dy personat, si i plagosur ashtu edhe autori i ngjarjes janë banues në fshatiin Rinia.

“Më datë 07.10.2019 u arrestua në flagrancë shtetasi O.D.,  25 vjeç, banues në fshatin Rinia, Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” pasi për motive të dobëta ka plagosur në kokë me mjet prerës (gërshërë), shtetasin E. I., 26 vjeç,  banues në fshatin Rinia, i cili ndodhet në Spitalin  e Traumës Tiranë, nën kujdesin  e mjekëve”, njofton Policia.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Fjalët Kyce

Artikuj të Ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *