Një 44 vjeçar me iniciale R.H është arrestuar pasi mësohet se ka plagosur me mjete prerëse kushuririn e tij 36 vjeç, në vendin e quajtur kodër Kashar 2, në Tiranë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti për motive pronësie, ndërsa 36 vjeçari me iniciale K.H. ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdes mjekësor.
“Në vendin e quajtur kodër Kashar 2, ky shtetas pas një konflikti për motive pronësie, ka plagosur me mjet prerës në trup kushëririn, shtetasin K. H., 36 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdes mjekësor,” thuhet në njoftimin e policisë.
Njoftimi zyrtar:
Plagos me mjet prerës kushëririn, pas një konflikti për motive pronësie, arrestohet në flagrancë nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
R.H., 44 vjeç, banues në Tiranë.
Në vendin e quajtur kodër Kashar 2, ky shtetas pas një konflikti për motive pronësie, ka plagosur me mjet prerës në trup kushëririn, shtetasin K. H., 36 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdes mjekësor.
Materialet iu dërguan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”.
(K.H/Faxweb.al)